Mustafa: Zgjidhja që kemi ofruar është funksionale

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa para takimit me liderin e VV-së, Albin Kurti ka deklaruar se mbeten pranë qëndrimit të tyre për balancim të ndarjes së pushtetit.

Ai këto komente i bëri para takimit me Lëvizjen Vetëvendosje, në përpjekjen e radhës për arritjen e një marrëveshje që do çojë në formimin e qeverisë së dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit.

“Ne i kemi dhënë të qarta qëndrimet dje, vlerësojmë se zgjidhja që ne e kemi ofruar është zgjidhja e cila funksionon. Është zgjidhja e cila dy palëve iu ofron partneritet të plotë. Edhe do të thotë një balancim të pushteteve”, tha Mustafa.

Ndërsa i pyetur se a do të jenë prezentë shtetet e QUINT-it në këtë takim, Mustafa tha se kjo mbetet të shihet.

“Nuk e di, sepse ne nuk i kemi ftuar, i ka ftuar zotëri Kurti. Ne do të shkojmë në takim. Nëse vijmë ambasadorët, e mbajmë”, tha ai.