Tërmet i fuqishëm në Bosnje e Hercegovinë, ndjehet edhe në Maqedoninë e Veriut

Dridhje të tokës janë ndjerë mbrëmjen e sotme në territorin e Maqedonisë së Veriut, përcjell TV21. Kjo pasi një tërmet prej 6.0 shkallëve sipas Rihterit ka goditur Strupiçin në Bosnje dhe Hercegovinë. Dridhjet e tokës raportohet se janë ndjerë edhe në rajon, gjegjësisht në Kosovë dhe Shqipëri.