Tërmet i fuqishëm lëkund Argjentinën

Një tërmet me magnitudë 6.2 goditi së fundmi Argjentinën, sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC).

Konkretisht, tërmeti goditi qytetin e Santiago del Estero në veri të vendit.

Thellësia fokale vlerësohet në 611 kilometra.

Deri më tani nuk ka raportime për viktima apo dëme të konsiderueshme materiale.