Tërmet 3.3 shkallë në rajonin e Mavrovës

Një dridhje prej 3.3 shkallë sipas Rihterit është regjistruar pak më parë në rajonin e Mavrovës.
Sipas informacioneve epiqendra ka qenë në Liqenin e Mavrovës, 17 kilometra larg Gostivarit.
Dridhja ka qenë në thellësi prej 2 km.
Kujtojmë se kohë më parë ky rajon ka regjistruar disa goditje, prej të cilave më i fuqishmi ishte rreth 5 shkallë sipas Rihterit. /SHENJA/