Aziri: Ziadin Sela nuk kishte sulm kardiak (VIDEO)

Deputeti i koalicionit ASH-AAA, Elmi Aziri, ka demantuar spekulimet e sotme se kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka pësuar sulm kardiak gjatë ditës së djeshme. Ai tha se Sela, ka kryer disa kontrolle të rregullta shëndetësore dhe se neser pritet të kthehet në shtëpi, shkruan gazeta LAJM.

Jo. z.Sela nuk ka pasur sulm kardiak. Kryetari i partisë ka kryer disa kontrolle të rregullta, të cilat i ka bërë. Gjendja është stabile, nuk ka asgjë shqetësuese. Gjithçka është OK dhe besojmë që sot do të kthehet në shtëpi”, tha Elmi Aziri./Gazeta LAJM