Tërhiqen trupat e pajetë të çiftit që vdiq në bjeshkët e Junikut

 

Trupat e pajetë të çiftit Mic e Fatlinda Tofaj që humbën jetët sot në bjeshkët e Junikut janë tërhequr nga atje.

Ekipi i Klan Kosovës ka shkuar afër vendit të ngjarjes, dhe për më tepër ka marrë vesh që ekipi përgjegjës i ka dorëzuar trupat e tyre në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Nesër pas orës dhjetë IML-ja pritet t’ua dorëzojë trupat familjarëve dhe zyrtarisht të tregojë për shkaqet përfundimtare që sollën vdekjen e çiftit.