Tentuan t’ia heqin kamerat e sigurisë, Stresi publikon pamjet

Reperi shqiptar, Stresi, njihet për guximin e tij.

Ai ndan shpesh nga përditshmëria e tij në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

Përtej kësaj, ai publikon shumë shpesh edhe pamje nga gjërat që i ndodhin.

Edhe së fundi, ai është përballur me një situatë të palakmueshme.

Stresi ka publikuar pamje që shiheshin disa persona teksa tentonin të heqin kamerën e sigurisë të cilën reperi e ka vendosur në hyrje të banesës.

“Kta jan horrat e natës prishin kamerat hahahaahah e montuam prap, por po ju zuna jau vuna ta Dini o fispredha hahahahah po ju kan kap kamerat tjera idiota…”, ka shkruar Stresi.