Lacazette: Jam në diskutime me shumë klube

Sulmuesi i Arsenalit, Alexandre Lacazette ka konfirmuar se ai tashmë është në bisedime me klube të tjera për një transferim diku tjetër këtë verë.

Lacazette ka kontratë me Arsenalin deri në fund të këtij sezoni dhe pas përfundimit pritet t`i jep fund periudhës së tij në ‘Emirates’.

Në një intervistë të zhvilluar sulmuesi pranoi se është në bisedime me disa skuadra.

“Jam në diskutime me shumë klube”, tha Lacazette për “Canal Plus”, përcjell lajmi.net.

Lyon thuhet se kanë shfaqur interesim për të rikthyer ish-sulmuesin e tyre, dhe Lacazette ka refuzuar të mbyllë derën për një rikthim të mundshëm në Francë/

“Unë jam i hapur… Unë kurrë nuk kam ndërprerë kontaktet me Lyonin që kur jam larguar. Mundohem të kthehem në klub një ose dy herë në vit për të parë stafin mjekësor sepse jemi shumë afër. Lyoni e di që unë jam i lirë, ata e kanë tashmë këtë informacion”, vazhdoi.

Lacazette në 25 paraqitje këtë sezon në Premier Ligë me Arsenalin, ka shënuar vetëm katër gola

Francezi humbi ndeshjen e fundit ndaj Southamptonit pasi rezultoi pozitiv për COVID-19 dhe mbetet në dyshim për derbin e Londrës të së mërkurës me Chelsean në “Stamford Bridge”.