Tenton të këmbejë kartëmonedha 100 dollarëshe false, arrestohet

SPB-ja e Shtipit bën me dije se ka ndaluar shtetasin M.K.(56) nga fshati Çeshinovë i Shtipit pasi ky person kishte tentuar të këmbente kartëmonedha 100 dollarëshe australiane false në një këmbimore të qytetit të Koçanit. Punonjësi i këmbimores kishte vënë re se një pjesë e kartëmonedhave (5 të tilla) ishin false dhe menjëherë ka njoftuar policinë.
“Me datë 09.03.2023 në ora 12:03, në SPB Shtip është raportuar se në një këmbimore në Koçan, M.K.(56) nga fshati Çeshinovë, komuna e Çeshinovo Obleshevës, ka çuar për këmbim disa kartëmonedha 100 dollarëshe australianë, dhe punonjësi ka dyshuar se pesë nga katëmonedhat ishin false. Punonjësit e policisë nga SPB Koçan kanë marrë kartëmonedhat, dhe shtetasi M.K. është ndaluar në stacionin policor të Koçanit. Për ngjarjen është njoftuar Prokurori Publik dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.”-thuhet në njoftim.