Tentoi të vjedh në xhami, arrestohet 30-vjeçari nga Shkupi

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se policia e rajonit të Shkupit ka arrestuar 30-vjeçarin S.N. pasi i njëjti është kapur në flagrancë duke vjedhur në xhaminë “Mustafa Pasha” në Shkup, transmeton Alsat. Nga MPB thonë se pas bisedës informative, S.N. ka pranuar fajin, ndërsa kundër tij do të parashtrohet padi penale për kryerje të veprës penale “Vjedhje e rëndë në tentativë”.