Tentoi të kalonte kufirin me pasaportën e 24-vjeçarit nga Haraçina, arrestohet shtetasi kosovar

Dje rreth orës 13:00 në vendkalimin kufitar “Aeroporti Ndërkombëtarë-Shkupi” është arrestuar shtetasi i Kosovës R.S.(27).

Policia gjatë kontrolli të pasaportës ka vërejtur se personi në fjalë ka dorëzuar pasaportën e 24-vjeçarit S.I. nga fshati Haraçinë.

Personi është ndaluar dhe është dorëzuar në repartin përkatës për procedurë të mëtutjeshme.