Tentimi për t’ia marrë pasurinë, flet nëna e Hakimit: Nëse djali im nuk do ta kishte bërë këtë, nuk do ta hiqte kurrë qafe atë grua

Nëna e Ashraf Hakimit pretendon se nuk e dinte që djali i saj ia kishte transferuar të gjithë pasurinë.

Pas akuzave për përdhunim, me të cilat po përballet aktualisht futbollisti i Paris Saint-Germain, ish-bashkëshortja e Hiba Abuk vendosi të divorcohej nga Hakimi.

Aktorja kishte në plan t’i merrte gjysmën e pasurisë futbollistit maroken, por në fund do të mbetet duarbosh pasi bashkëshorti i saj, ligjërisht nuk zotëron asgjë. Domethënë, për të mos pasur nevojë të ndajë milionat e tij, Hakimi të gjitha pasuritë dhe të ardhurat e tij i vendosi në emër të nënës së tij .

Nëna e Hakimit pretendon se nuk e dinte fare lëvizjen e djalit të saj.

“ Djali im nuk më ka njoftuar për transferimin e pasurisë tek unë ”, tha Sadija, njoftojnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.

Ajo nuk e kupton pse publiku e kritikon Hakimin, i cili me këtë veprim ka dashur vetëm të mbrojë pronën e tij.

“A ka ndërmarrë diçka për të mbrojtur veten, nuk e di. Cili është problemi nëse është e vërtetë? Nëse djali im nuk do ta kishte bërë këtë, atëherë ai nuk do të kishte mundur të shpëtonte nga ajo grua”, shtoi ajo.

Hakimi fiton gati një milion euro në muaj te PSG, por paga e tij shkon direkt në llogarinë e nënës së tij. Pra, kur i duhen para, duhet t’i kërkojë nënës së tij.
Të gjitha pasuritë e paluajtshme, veturat, bizhuteritë – fjalë për fjalë të gjitha pasuritë që ai ka fituar i shkojnë gruas së cilës i beson më shumë – nënës së tij./Lajmi.net/