Tentim për vrasje dhe vetëvrasje në Kavadar

Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore Publike-Kavadar bashkë me ekipin hetues të MPB-së, kanë kryer hetime në një shtëpi në fshatin Shivec të Kavadarit ku është gjetur një grua e moshës 84 vjeçe me lëndime të rënda trupore. Sipas informatave të para, lëndimet ia ka shkaktuar bashkëshorti i saj 73 vjeçar, duke shfrytëzuar një sëpatë dhe mjete tjera të rrezikshme. Pas kryerjes së këtij akti, 73 vjeçari është larguar nga shtëpia dhe është hedhur në ujërat e lumit Crna Reka ku edhe është mbytur.

Sipas informatave të para të prokurorisë, tashmë i ndjeri me vite është kujdesur për bashkëshorten e tij e cila ka qenë në gjendje të rënduar shëndetësore. Në javët e fundit është përkeqësuar edhe gjendja shëndetësore e tanimë të ndjerit, pas çka ai ka dashur të mbysë bashkëshorten por dhe vetveten.

Gruaja është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe gjendet në klinikat e Shkupit për kurim.

Prokurori publik ka dhënë urdhër për grumbullimin e gjurmëve nga vendi i ngjarje të cilat do të jenë lëndë hetimi në ekspertizën e mëtejme.