Tensioni SHBA-Iran, Papa Françesku: Lufta sjell vetëm vdekje dhe shkatërrim

Teksa foli në lutjen e së dielës në Vatikan, Papa foli për një ajër të tmerrshëm tensioni që tani mund të ndihet në shumë pjesë të botës.

“Unë u bëj thirrje të gjitha palëve të mbajnë ndezur flakën e dialogut dhe të vetëpërmbajtjes dhe të largohen nga hija e armiqësisë,” tha ai.

Më tej shtoi:

“Lufta sjell vetëm vdekje dhe shkatërrim.”

Ju kujtojmë se të premten, një sulm amerikan me dron, në një kolonë në aeroportin e Bagdadit vrau komandantin ushtarak iranian Qassem Soleimani, duke dhënë premtime për hakmarrje të ashpër nga Teherani./tch