Ten Hag vazhdon t’i injorojë pyetjet për Man Utd – thotë se i shërbën Ajaxit

Erik Ten Hag po vazhdon t’i injorojë pyetjet në lidhje me një lëvizje të mundshme të tij te Manchester United.

Holandezi është njëri ndër emrat më të përfolur për ta pasuar trajnerin me mandat të përkohshëm te “Djajtë”, Ralf Rangick.

Gjatë një konference për shtyp, 52-vjeçari u pyet pse po hesht në lidhje me kalimin e tij në “Old Trafford”.

“Sepse i shërbej Ajaxit. Na duhet t’i fitojmë edhe dy trofetë e mbetur”, u përgjigj shkurtazi tekniku, transmeton lajmi.net.

Ndonëse Hag nuk pranon të flasë, mediet në Angli thonë se ardhja e tij në Mancheser është vetëm çështje kohe, pasi është pajtuar në parim me kushtet e ofruara.

Me ardhjen e holandezit, priten ndryshime rrënjësore te 20-herë kampionët anglezë, me Cristiano Ronaldon që pritet të largohet i pari pasi nuk bën pjesë në skemat e trajnerit.