Ten Hag tregon trajnerin e vetëm të Man United që ka transferuar të gjithë lojtarët që donte në dekadën e fundit

Erik Ten Hag beson se vetëm një trajner i Manchester United e ka gëzuar mbështetjen e plotë të bordit të klubit dhe ka transferuar të gjithë lojtarët që ai ka dëshiruar.

Tekniku holandez shpenzoi mbi 400 milionë euro që prej se u emërua trajner i ri i ‘Djajve të Kuq’ në vitin 2022, duke sjellë në ‘Old Trafford’ emra si Antony, Mason Mount, Rasmus Hojlund dhe Andre Onana.

Ai së fundmi kishte folur për përpjekjet e dështuara për të transferuar Harry Kane dhe Frenkie de Jong, i fundit që ishte lojtari që Ten Hag e deshi më së shumti për shkak se ishte i nevojshëm për ta zbatuar filozofinë që e kishte përdorur tek Ajaxi.

Mourinho transferoi yje si Paul Pogba dhe Romelu Lukaku në mesin e të tjerëve gjatë aventurës së tij në ‘Old Trafford’, por rregullisht kishte thënë se ai nuk e ka mbështetjen e duhur financiare nga krerët e klubit.

Portugezi së fundmi ka thënë se ai nuk e kishte gëzuar mbështetjen e njëjtë si Ten Hag, por holandezi ka refuzuar që t’i komentojë këto pretendime.

“Përveç Mourinhos, trajnerët e tjerë nuk i transferuan lojtarët që donin, dhe kjo është ajo që iu nevojitet”.

“Ka shtatë, tetë ekipe në Ligën Premier që garojnë për titull, dhe që të gjitha kanë një ekip shumë të mirë. Kështu që, nëse dëshironi të konkurroni për titull, ju duhet të ndërtoni një skuadër”, ka thënë Ten Hag.