Ten Hag për Newcastlen: Klub i bezdisshëm

Menaxheri i Manchester United, Erik ten Hag, ka thënë që Newcastle United është një klub “i bezdisshëm” për t’i dalë ballë.

Këto komente holandezi i ka dhënë para finales së Carabao Cup që do të mbahet në Wembley të dielën.

“Ata janë një klub i bezdisshëm që të luash kundër tyre, andaj duhet ta gjejmë një mënyrë për të fituar”, ka thënë ai.