Ten Hag mrekullohet nga talenti i United, çuditet pse nuk ka pasur më shumë minuta

Tashmë ka një lojtar te Manchester United që ka fituar simpatinë e Erik ten Hag.

Mesfushori Hannibal Mejbri raportohet se ka befasuar për të mirë trajnerin e ri të United, Ten Hag.

Mes shumë lojtarëve të rinj që kanë qenë në stërvitje me United, Mejbri ishte ai që mrekulloi trajnerin holandez, përcjell lajmi.net.

Thuhet se Erik ten Hag ka mbetur i habitur me faktin që lojtari ka pasur vetëm kaq pak minuta në dispozicion.

Hannibal, anash Alejandro Garnacho është i riu që pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Ten Hag.

Mbetet të shihet se si do ta shfrytëzojë lojtari situatën e krijuar në favor të tijin.