Ten Hag konfirmon se United duan të nënshkruajnë me një sulmues në janar

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag ka konfirmuar se do shkojnë për një sulmues në afatin e dimrit.
‘Djajtë e Kuq’ do të përpiqet të nënshkruajë një sulmues në merkaton e ardhshme të janarit pas përfundimit të kontratës së Cristiano Ronaldos, sipas menaxherit Erik ten Hag, transmeton lajmi.net.

“Po [e ndjej se United duhet të sjellë një sulmues], por vetëm kur të gjejmë lojtarët e duhur. Ne bëjmë gjithçka në fuqinë tonë. Ne po bëjmë kërkime për çdo mundësi dhe bëjmë gjithçka që mundemi nëse ekziston mundësia për të kontaktuar ata”, zbuloi trajneri në një intervistë me anëtarët e shtypit britanik në kampin stërvitor dimëror të United në Jerez.

Memphis Depay po shihet si opsioni kryesor për sulmin e klubit nga Mançesteri.