Ten Hag flet për lëndimet e mëdha që po ka Manchester United këtë sezon

Matthijs de Ligt u detyrua të largohej nga fusha në minutat e fundit të ndeshjes me Southampton, ku Man Utd fitoi me rezultat bindës 3-0.

Lisandro Martinez dhe Noussair Mazraoui tashmë ishin larguar më parë duke sjell kokëqarje për trajnerin Erik Ten Hag.

“Duket sikur ngërç po”, tha Erik ten Hag për situatën e De Ligt, siç citohet nga faqja zyrtare e klubit.

Kryetrajneri vazhdoi për De Ligt, Martinez dhe Mazraoui: “Ne kishim ndërkombëtarë, të shkurtër në sezon, disa janë të shkurtër në parasezon, disa vijnë nga fluturimet ndërkontinentale, kështu që ju e dini se keni një lojë në orën 12:30 dhe mund të keni vështirësi”.

“Shpresojmë se nuk është asgjë serioze, ne duhet ta vlerësojmë atë sot, ose nesër dhe pastaj mund të shohim”, tha Ten Hag.

Mason Mount , Rasmus Hojlund dhe Luke Shaw janë aktualisht jashtë fushave dhe duke i trajnuar lëndimet e tyre dhe Ten Hag thotë se ata nuk do të jenë të disponueshëm për ndeshjen e mesjavës kundër Barnsley në Kupën e Ligës.

“Sigurisht që është një periudhë e rëndësishme me shumë ndeshje për të luajtur, mendoj se shtatë në 22 ditë”, shtoi holandezi.

“Ne kemi nevojë për të gjithë dhe shpresojmë që lojtarët të kthehen. Nuk do të jetë rasti për ndeshjen e ardhshme, por shpresojmë se në javët e ardhshme ata do të kthehen në skuadër”, tha Ten Hag.