Erik Ten Hag nuk e ka të sigurt qëndrimin te Manchester United dhe kjo gjë sa vjen e konfirmohet.
Djajtë e Kuq duket se do të mbetën pa Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm dhe kjo do t’i kushtoj me shkarkim trajnerit holandez, përkundër se ai po insiston për të qëndruar në Old Traford.
Aksionari i ri i Manchester United, Jim Ratcliffe ka tre emra të trajnerëve në listën e tij, ku njëri nga ta do ta marrë drejtimin e Djajve të Kuq sezonin e ardhshëm.
I pari është Graham Potter, një emër që po kumbon fort në sallat e Old Trafford ditëve të fundit. Ratcliffe thuhet se ka kontaktuar me trajnerin anglez, i cili ka përvojë të vlefshme në Ligën Premier. Pavarësisht se ka një vit pa ekip, Potter ka lënë një shenjë pozitive në Brighton, duke treguar një stil tërheqës të lojës dhe një aftësi për të zhvilluar talentin e ri.
Një tjetër opsion që tërheq Ratcliffen është ai i Roberto De Zerbit, aktualisht në krye të Brighton. Megjithatë, punësimi i tij nuk do të ishte një detyrë e lehtë, pasi klubi ka vendosur një klauzolë të lartë përfundimi prej 13 milionë eurosh. Interesim për De Zerbin kanë shfaqur edhe skuadra të tjera si Liverpool, Bayern Munich apo Barcelona.