Ten Hag dëshiron me çdo kusht transferimin e Jeremie Frimpong

Manchester United dëshiron transferimin e një mbrojtësi të djathtë në afatin kalimtar të verës.

Trajneri i Djajve të Kuq, Erik Ten Hag nuk është plotësisht i kënaqur nga dyshja Diogo Dalot dhe Aaron Wan-Bissaka dhe njëri nga ta pritet të largohet në verë nga Old Traford.

Holandezi tanimë e ka të qartë se kë e do për atë pozitë dhe i ka bërë me dije dëshirën e tij drejtuesve të gjigantit anglez.

Jeremie Frimpong është dëshira kryesore e Ten Hag për krahun e djathtë të mbrojtjes dhe holandezi është i gatshëm të largohet nga Bayer Leverkusen.

22-vjeçari është duke shkëlqyer në Bay Arena pasi këtë edicion në 30 ndeshje në të gjitha garat ka realizuar pesë gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë.

Për anësorin holandez ka kërkesa të mëdha, por United është favoriti kryesor për t’i fituar shërbimet e tij.

Leverkusen janë gati të heqin dorë nga ylli i tyre, por për ta bërë një gjë të tillë duan të fitojnë 40 milionë euro nga shitja e tij.