Temperatura rekorde në Australi, zjarret ende aktive

Temperaturat në Kanbera e arritën rekordin për shkurtin, kumtoi sot shërbimi meteorologjik australian.

“Në kryeqytet dje janë matur 42,7 gradë Celsius, që paraqet rekord për shkurtin i cili e tejkalon atë prej 42,2 gradë Celsius të regjistruar në vitin 1968. Gjithashtu është temperatura e tretë më e lartë e shënuar në këtë qytet”, publikoi në Tuiter meteorologu i Meteo Frans, Etjen Kapikjan.

Gjatë natës në pjesën juglindore të Australisë janë shkatërruar dhjetëra shtëpi, ndërsa ekziston rrezik nga zjarri i madh në pjesën jugore të Kanberës dhe vendin përreth Tarv.

Nga zjarret janë djegur 55.000 hektarë pyje dhe tokë bujqësore.

Banorët të cilët janë në afërsi të vatër kryesore janë paralajmëruar. Sot në mëngjes zjarret janë ende aktive. Para nesh janë ditë, ndoshta edhe javë për shuarjen e zjarreve, tha një përfaqësues zyrtar, duke shtuar se gjendja e jashtëzakonshme do të mbetet në fuqi të paktën deri të hënën.