Temperatura mbi zero, më së shumti shi në Pozharan

Temperaturat minimale sot në mëngjes janë sërish mbi zeron në mbarë territorin e shtetit, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit, më së shumti reshje të shiut ka pasur në Pozharan – 30 litra në metër katror. Reshje më intensive të shiut sot në mëngjes ka në Mavrovë, ndërsa reshje ka kryesisht në pjesët perëndimore, transmeton Alsat.

Në Pozharan këtë mëngjes është regjistruar temperaturë prej 3 gradë Celsius, në Kriva Palanka dhe Kumanovë 4 gradë, në Shkup-Zajcev Rid dhe Petrovec, Tetovë, Lazaropole ,Mavrovë dhe në Shtip 6 gradë, Ohër, Pretor, Prilep, Manastir, Berovë dhe Demir Kapij 7 gradë, në Strumicë 8 gradë, në Gjevgjeli 9 dhe në Dojran 11 gradë Celcius.

Më shumë shi në 24 orët fundit është regjistruar në Pozharane-30 litra për metër katror, ​​Ohër 23, Krushevë 21, Tetovë 15, Pretor 14, Manastir 10, Shkup-Zaj Rid 8, në Prilep, Berovë dhe Kumanovë pesë, Shtip katër l / m2, Kriva Pallankë dhe Shkup-Petrovec tre l/m2, në Gjevgjeli 2, dhe në Demir Kapij dhe Strumicë një l / m2.

Moti sot do të jetë kryesisht i vranët me reshje shiu, me reshje më të fuqishme në pjesët perëndimore, ku do të bjerë shi lokalisht mbi 20 l / m2. Në malet më të larta në veriperëndim do të ketë reshje të borës. Do të fryjë erë e moderuar, herë pas here më e fortë nga jugu. Temperatura maksimale do të arrijë 10 gradë Celsius.