Ndriçohet Kodra e Diellit (FOTO)

Komuna e Tetovës së fundmi ka rregulluar në tërësi ndriçimin publik në Kodrën e Diellit, me çka qytetarët që kanë shtëpiza dhe turistët mund të shijojnë edhe ecjet natën në këtë qendër turistike.

Komuna e Tetovës ka ndarë 8 milion denar për ndriçimin publik, ku parashihet që çdo lagje e Komunës së Tetovës të jetë e ndriçuar edhe gjatë natës.