Telma: Pasi Mijallkovi ofroi garanci prej mbi 7 milion eurosh, prokuroria aprovoi heqjen e paraburgimit

Gjykata pritet të vendosë nëse Sasho Mijalkovi do të lirohet ose jo nga paraburgimi. Por sipas burimeve të Telmas nga gjykata, ai tashmë ka marrë mendim pozitiv nga Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe krrupsionit mbi kërkesën për t’u liruar nga paraburgimi, përcjellë Portalb.mk.

Nga shërbimi për media i Gjykatës Penale zyrtarisht thonë se akoma nuk është kompletuar lënda me mendim pozitiv të gjykatës dhe se edhe përkundër njoftimeve, me gjasë nuk do të ketë asnjë vendim.

Avokatët e Mijalkovit pretendojnë se me kërkesën për lirim është ofruar garanci në patundshmëri me vlerë mbi 7 milion euro. Vlera e paraqitur do të konfiskohet nga shteti nës rast se Mijalkovi arratiset.

Mijallkovi është në burgun e paraburgimit në Shkup që nga 23 shkurti, kur pas disa ditësh zhdukje misterioze ai u paraqit para prokurorisë që të marrë vendimin për paraburgim. Paraprakisht, pas informacioneve nga prokurorja Vilma Ruskovska në lidhje me arratisje të mundshme të Mijalkov, gjykata për të urdhëroi arrest shtëpiak, por policia nuk e gjeti në adresën e banimit.

Përderisa është në paraburgim për Mijalkovin, u shqiptuan dy vendime të shkallës së parë, dënim me 12 vjet burg për rastin e përgjimit të paligjshëm Target-Fortesa dhe një dënim me 8 vjet burg për rastin Trezori dhe prokurimi i paligjshëm i softuerit për monitorim të komunikimeve elektronike.