Telekomi i Maqedonisë dhuron 30 mijë euro për te prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Telekomi i Maqedonisë është solidarizuar me situatën pas tërmetit në Shqipëri. Kjo kompani ka ndarë 30 mijë euro ndihmë për të prekurit nga tërmeti.
Kryetari i bordit të kësaj kompanie, z.Nazim Bushi tha për INA se janë solidarizuar me këtë ngjarje. “Te shqetesuar nga situata pas termetit ne Shqiperi si dhe ndjenja e keqardhjes per demet e shkaktuara nga kjo fatkeqesi natyrore kemi ndarë 30 mijë euro për zbutjen e fatkeqësisë të cilën e ndjenë si shumë të afërt, duke dashur që të kontribojë në tejkalimit e kësaj situate”, theksoi kryetari i bordit, Nazim Bushi. Telekomi i Maqedonisë ka mbështetur dhe donuar në shumë raste të fatkeqësive dhe aktivitete tjera.(INA)