Disa nga lojtarët kryesorë të Barcelonës nuk po pranojnë që ta ulin pagen, përkundër situatës jo të mirë financiare që klubi gëzon aktualisht.
Janë Gerrard Pique, Sergi Busquets dhe Jordi Alba që po rezistojnë që të mos ketë ndonjë ndryshim në pagesë për ta, transmeton lajmi.net.
Sipas “Sport” kjo është hera e tretë që drejtuesit e klubit kërkojnë diçka të tillë nga lojtarët.
Lojtarët më herët e kuptuan situatën e vështirë financiare të katalunasit po kalojnë, por këtë herë ende nuk janë dakorduar për të “lëshuar pe” edhe një herë.




