Tejkalohen problemet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë? (Dokument)

Kushtet e Bullgarisë për fillim të negociatave mes Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian nuk janë pjesë e propozimit të fundit të kryesimit gjerman në kornizën negociuese, që sot duhet të miratohet në takimin e ambasadorëve të vendeve anëtare – KOREPER, transmeton Gazeta Lajm. Në tekstin që e ka siguruar Telma, vetëm në një vend theksohet obligimi i Maqedonisë së Veriut për marrëdhënie të mira ndërfqinjësore dhe “pasha e arritjes së rezultateve të dukshme dhe zbatim me vullnet të mirë i marrëveshjeve bilaterale duke përfshi edhe Marrëveshjen e Prespës dhe Marrëveshjen për marrëdhënie të mira ndërfqinjësore me Bullgarinë”.
Sipas burimeve diplomatike, kjo do të thotë se të gjitha vendet anëtare, përveç Bullgarisë kanë pozicione të harmonizuara, kurse problemi me Bullgarinë sipas gjitha gjasave do të zgjidhej me një marrëveshje bilaterale përmes deklaratës që do ta adresonte “brengosjen e dy palëve”.
Megjithatë, në vazhdimin e mëtejshëm të negociatave, mbetet mundësia që çdo vend anëtar i BE-së të bllokojë negociatat.