Të shtëna me armë zjarri në rrugën Cvetan Dimov në Çair

Para pak çastesh ka pasur të shtëna me armë zjarri në rrugën “Cvetan Dimov”, raporton SHENJA.

Nga MPB kanë deklaruar se të shtëna armësh është regjistruar në orën 14.55 ndërsa për momentin nuk ka të lënduar.

“Deri tani nuk ka denoncime për persona të lënduar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja nga armë zjarri. Po punohet në zbardhjen e rastit”, kanë thënë nga MPB për TV SHENJA.