“Të q**fsha Goran Bregovic”, bashkëshorti i Vesa Lumës iu reagon ashpër përkrahësve të këngëtarit serb

Këngëtari Big Basta, që është edhe bashkëshorti i këngëtares Vesa Luma ka dalë në përkrahje të kësaj të fundit rreth debatit për ftesën ndaj këngëtarit serb Goran Bregovic për të kënduar në Korçë.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se në cdo sekond mbronë gruan e tij kundër përkrhjes ndaj këngëtarit serb.

“Meqe dergoni mesazhe me kontekst urrejtjeje, lokalizma, apo ndasi krahinore, kam nje mesazh me te qarte dhe me te denje si rapper, duke i dale ne krah ne cdo sekond gruas sime dhe fjales se saj kunder perkrahjes se shk…. Te q**fsha Goran Bregovic ! Per Top Channel, Idro Seferi 😉”, shkroi Big Basta në profilin e tij në Facebook.

Kujtojmë se gjithçka nisi nga një njoftim për Festën e Birrës në Korçë, ku mes pjesëmarrësve thuhej se do të ishte dhe këngëtari serb Goran Bregovic.

Vesa Luma, duke mos e besuar lajmin shkroi në një postim: “Jam e bindur që është një dezinformatë”.

Mirëpo më pas ajo ka marrë një mesazh nga një ndjekës nga Shqipëria që e ka shokuar.

“Pse mos të jetë i ftuar, ju kosovarët kanë ngel me paranoja, pas luftës vjen paqja. Ju edhe pse lufta ka mbaru ju zien gjaku për urrejtje, aman se ca kosovarë që kam njohur i kanë lënë serbët kot gjallë”, shkruan ndjekësi.