“Kjo është mafia që kishte kapur shtetin!”, familja Imeri del me një deklaratë pas shkarkimit të Dardan Nuhiut

Familja e veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës Haki Imeri, vlerëson se publikimi i përgjimeve pas të cilave u shkrarkua Drejtori i Inteligjencës Financiare, Dardan Nuhiu, janë prova të qarta se kryeministri Kurti kishte të drejt kur thoshte shteti është i kapur.

Sipas kësaj familjeje, ditë më parë edhe Presidenti i SHBA-së, Biden u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar.

“Dite me pare Presidenti Joe Biden permes nje letre u pat kerkuar institucioneve te Kosoves qe te luftojne krimin e organizuar dhe korrupsionin kete siç duket e ka kuptuar mire qeveria Kurti duke goditur krimin e organizuar brenda institucioneve te cilin e paten instaluar garda e vjeter kriminale qe gjendet ne Hage . Publikimet e fundit deshmojne shtetin e kapur .Ja pra pse Kosoves i duhet Gjykata Spaciale sepse ne Kosove drejtesia ka qene e kapur dhe akoma eshte .Intelegjenca financiare prokuroret , gjykatesit etj po deshmohet ne keto publikime se paskan qene hallka te krimit . Keto publikime jane prova te qarta se Kryministri Kurti kishte te drejte kur thoshte se shteti eshte i kapur dhe duhet te çkapet .Paramendojeni nje kryeprokuror me diplome fallco drejton prokurorine institucionin me te rendesishme te shtetit a ka krim me i rende ?!!!”, thuhet në deklaratën e kësaj famileje.

Sipas familjes Imeri, kjo është ndërmarrje kriminale brenda institucioneve dhe kjo është mafia që kishte kapur shtetin!

“Shkarkimi i Dardan Nuhiut duhet te pasoje me shkakime tjera dhe hetohen te gjitha rastet e niveleve telarta te korrupsionit brenda institucioneve te Kosoves . Ne kete foto eshte Hashim Thaçi me puntorin e vet privat Dardan Nuhiun”, përfundon letra e familjes Imeri.