“Të pi alkool, a të mos pi”, video epike e Dritan Abazoviqit gjatë ahengut në Mal të Zi

Një video e çuditshme po qarkullon nëpër internet. Aty shihet momenti kur Dritan Abazoviq mendohet nëse duhet ta merr një gotë me verë, por në momentin e fundit ndërron mendje dhe heq dorë nga kjo ide.

Reagimi i tij nxiti të qeshura dhe videoja u bë virale, ndërsa arsyeja se pse hoqi dori nuk dihet, e përdoruesit e rrjeteve sociale kanë filluar të hamendësojnë.

Videoja është realizuar gjatë ahengut të organizuar me rastin e fitores së Jakov Milatoviqit për president të Malit të Zi.

Në shtabin e Milatoviqit në ato momente po festohej, derisa në prapavijë zbuloheshin shifrat e rezultateve nga raundi i dytë.