Çnjerëzore: Oficerët rusë i mbajnë infermieret ruse të frontit si skllave seksi

Rishtas është bërë e ditur se Rusia pretendohet të ketë kryer krime ndaj ushtarëve në armatën e saj, posaçërisht ndaj grave.

Infermieret ushtarake ruse që shërbejnë në frontin e Ukrainës raportohet se po shfrytëzohen si “bashkëshorte të frontit” sipas Radio Evropa e Lirë, që i bie si skllave seksi të luftëtarëve rus.

Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, një grua ka zbuluar se oficerët rus detyrojnë me forcë gratë të kryejnë akte seksuale me ta dhe i përdhunojnë në vazhdimësi. Ato që ia dalin të shmangen i pret abuzimi.

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin është akuzuar për krime lufte dhe ka një urdhërarrest ndërkombëtar nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve në Hagë pas invadimit të Ukrainës.

Masakrat e kryera në qytezën Bucha në Betejën e Kievit vitin e kaluar shpërfaqën se krimet e kryera nga njësitet ruse ishin sistematike.