Të paktën 8 të vrarë nga të shtënat me armë në një universitet në Rusi (VIDEO)

Të paktën tetë persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur pasi një student hapi zjarr me të shtëna armësh në një universitet në Siberinë perëndimore, njoftuan mediat dhe autoritetet ruse të hënën.

Pamjet e publikuara në mediat sociale tregojnë studentët që evakuohen duke kërcyer nga dritaret e katit të dytë në Universitetin Shtetëror në qytetin e Perm rreth 1,300 kilometra në lindje të Moskës, transmeton tv21.tv

Komiteti Hetues i Rusisë tha se tetë persona janë vrarë. Më shumë se 10 persona janë plagosur, ose nga të shtënat me armë ose nga rënia nga dritaret, tha agjencia shtetërore e lajmeve TASS duke cituar Ministrinë e Shëndetësisë.

Ministria shtoi se nëntë ambulanca janë vendosur në universitet.

Raportohet se sulmuesi është plagosur dhe ndaluar.

Komiteti Hetues, i cili heton krimet e mëdha, tha se ka hapur një çështje vrasjeje kriminale pas sulmit./21Media