Të paktën 32 të vdekur pasi një zjarr shpërtheu në një bar karaokesh në Vietnam

Të paktën 32 persona kanë humbur jetën në një zjarr në një bar të mbushur me njerëz në Vietnamin jugor, i cili mendohet të jetë nisur nga një problem elektrik.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, zjarri shpërtheu në katin e dytë dhe të tretë të sallonit trekatësh të karaoke të martën mbrëma në qytetin Thuan An, që ndodhet afërsisht 25 kilometra (rreth 15 milje) në veri të kryeqytetit tregtar të vendit Ho Chi Minh City.

Numri i të vdekurve u rrit në të paktën 32 të enjten, tha Agjencia e Lajmeve të Vietnamit, me disa pjesë të ndërtesës ende të paarritshme për shkak të nxehtësisë.

Klientët dhe anëtarët e stafit kryesisht femra u hodhën nga kati i dytë dhe i tretë për t’i shpëtuar flakëve, të cilat u përhapën me shpejtësi për shkak të materialit izolues dhe elementeve të brendshme prej druri, sipas mediave lokale.

Disa nga ata që u dërguan në spital vuanin nga thithja e tymit dhe kockat e thyerje të gjymtyrëve.

Presidenti Nguyen Xuan Phuc shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave dhe u kërkoi zyrtarëve të qeverisë t’i mbështesin ata dhe të gjejnë shpejt shkakun e zjarrit.