Të paktën 23 të vdekur nga zjarri në një spital në Bagdad

Të paktën 23 persona kanë vdekur pasi një zjarr shpërtheu në një spital në Bagdad, ku po trajtoheshin pacientët me koronavirus.

Zjarri u shkaktua nga shpërthimi i cilindrave të oksigjenit brenda spitalit, thanë mediat lokale, të cilat cituan burime shëndetësore, të cilët thanë se mbi 40 persona janë lënduar.

Gjeneralmajori Kadhim Bohan, që është kreu i mbrojtjes civile të Irakut, tha se zjarri shpërtheu në njësinë e kujdesit intensiv në spitalin Ibn al-Khatib.

Autoritetet thanë se zjarrfikësit arritën që të shuanin zjarrin dhe të largonin pacientët nga spitali, përfshirë edhe 40 të lënduarit.

Bohan tha se 90 persona janë shpëtuar nga spitali.

Iraku po përballet me rritje të rasteve me koronavirus. Mesatarja ditore e rasteve të reja është mbi 8,000, që është shifra më e lartë që prej se është shfaqur pandemia.

Ndërkaq, nga një zjarr në një spital në Indi, më 23 prill vdiqën 13 pacientë me COVID-19.