“Të ngarkuarа në “Golf” pa targa”, Policia e Pyjeve sekuestron dru pa dokumentacion përkatës

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në dy vende të ndryshme janë sekuestruar dru pa dokumentacion plrkatës, përcjell TV21. Njëri rast ka ndodhur në Koçan, ndërsa tjetri në Shtip.

“Më datë 11.10.2022 në ora 11:15, zyrtarët policorë të Stacionit Policor të Koçanit kanë kapur D.I.(30) nga Koçani duke drejtuar veturën e pasagjerëve “Ford” me targa të Koçanit, të ngarkuar me dru zjarri pa dokumentacion përkatës. Vetura dhe drurët janë sekuestruar dhe i janë dorëzuar Policisë Pyjore-Koçan për veprime të mëtutjeshme”, thonë nga MPB.

“Më datë 11.10.2022 në ora 20:00, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Shtip, në afërsi të fshatit Kallauzlli, komuna e Karbincit, kanë gjetur një automjet pasagjerësh “golf” pa targa, të ngarkuar me dru zjarri. Automjeti dhe drutë i janë dorëzuar Policisë Pyjore për veprime të mëtejshme”, thonë nga MPB.