Të nderuarit Stefan Schwarz-Gërvalla

Të nderuarit Stefan Schwarz-Gërvalla

(në shenjë mirënjohje dhe falënderimi)

Xhafer Ymeri

“Gjermani Nonës”, “Nona t’ka Gjerman”, “Si Gjerman po dukesh!” “I zoti si Gjerman!”!!!
Këto ishin vetëm disa nga fjalët me të cilat Nënat shqiptare që nga lufta e dytë botërore kurë për herë të parë i kishin pa djelmoshat gjerman deri edhe sot e kësaj dite i urojnë bijt e tyre dhe kështu e përshkruajn këtë popull të zoti, fisnik dhe trim. Populli gjerman ka qenë, është dhe do të jet populli besnik dhe mik i përhershëm i popullit shqiptarë! (Pjesë nga fjalimi me rastin e përurimit të librit tim “Rrëfimet e gurbetqarit të pastrehë” para 13 grave të nderuara gjermane, antare të klubit Kiwanis në Badenweiler-Müllheim të cilave me 27.02.2020 me shumë nderime dhe kënaqësi ua dhurova këtë libër i cili edhepse në gjuhën shqipe. Librave të cilat kanë zënë vend në raftet e librave të tyre. ua shtova edhe nga një fjali të përzemërt kuptohet në gjuhën tonë të besës, nderit dhe njerëzisë sonë Shqiptare!)

FOTO

Atëherë ne shqiptarët nuk dinjim për mëkatet e bëra gjatë asaj lufte por jo vetëm nga gjermanët. Megjithate ky popull e tha dhe foli bindshëm dhimbjen dhe keqardhjen para Zotit dhe para botës me ç’rast edhe deri para ribashkimit të tyre, gjith shteteve dhe popujve të dëmtuar ua paguajti dëmet dhe borxhet deri në centin e fundit! Në Tokat tona të Shqiptarisë jo që nuk vrau as zogun e pulës por si popull i lënë nën pamëshirën ruso-serbosllave deri sa mundi edhe na mbrojti! Po të kishin mbetë gjermanët, kukuvajkat sllavokomuniste nuk do të kishin mundë ti zhduknin mbi 50’000 djelmosha shqiptarë nëpër frontet e fushave të Sremit dhe Banatit, 4’000 prej tyre vetëm në Tivar gjaku i të cilëve as nuk do të lahet e as nuk do të fshihet kurrë nga rrugët e këti qyteti të nemur nga Nënat shqiptare dhe nga Zoti! Vetëm disa ditë nga tërheqja e detyruar e gjermanve, këto forca sllavo-serbo-maqedonokomuniste të pashpirta, në fshatin tim Sopot në nëntor të vitit 1944 masakruan 64 burra dhe djem të ri, ndër ta edhe fëmi 8 vjeç! Dhe po këta të njejtit sllavokomunist u çuan peshë dhe e shkatrruan edhe atë jugosllavi e cila për ata ishte më shumë se nënë por për neve shqiptarët jo vetëm më shumë se njerkë por “shtrigë gjakpirëse”. U çuan peshë, bënë kob për kokat e veta dhe filluan luftërat me sllovenët, me kroatët, me boshnjakët e gjorë ku vetëm për disa ditë vranë mbi 8’000 fëmi, gra, burra, plaka dhe pleq në Srebrenicë, tash më qyteti më i madh i varrezave! Jo rastësishtë neve shqiptarve të coptuar nëpër 6 “Dërzhaviçkat” e ballkanit na lan të fundit për të na çfarosë! Por ama Zoti i madh dhe Njerëzimi i ndërgjegjshëm dhe i njerëzishëm nuk i bënë kabullë lutjet dhe dëshira serbosllave.
Nënave shqiptare gjithmonë ua pska falë Zoti Atdhetarinë që të lindin bija dhe bij trima dhe të patrembshëm të cilët me dy duar mbi krye dhe me pak armë të dryshkura ti dalin zot këti populli në tokat shekullore të stërgjyshërve tanë. Zoti i vetëdisoi dhe mëshiroi edhe popujt tjerë rreth NATO-s me SHBA, i bashkoi popujt e Europës që të na dalin krah, të na ndihmojnë dhe shpëtojnë nga çfarosja dhe zhdukja çnjerëzore, ëndrra që nacionalistët e popullit sërb e kanë mbajtë në shpirtat e tyre si emanet nga carat rusoserb e deri te elaboratet famëkeqe të Garashaninit, çubrilloviqit, Andriqit, Rankoviqit, Millosheviqit të çartur dhe të pashpirtë së bashku me çiftin e Sheshelit, Karaxhiqit e deri te këta të sotit si çifti Vuçiqit, Daçiqit dhe Brnabiqit të cilët mundohen me i hedhë hi syve të politikanve të europës dhetë botës!
Me gjith të kqiat shekullore ndaj neve shqiptarve, megjithate Zoti i bekoftë dhe i shpërbleftë me paqë dhe mirësi të përjetshme, edhe ata sërb të ndershëm të cilët jo që nuk i kanë përgjakë duart por edhe e ndjejnë dhe tregojnë dhimbjen për mëkatet e bëra nga bashkëkombasit e tyre nda shqiptarve dhe popujve tjerë në luftërat e fundit në ballkan!
Dhe ja qē Zoti paska thënë që së bashku me popujt tjerë edhe populli juaj gjerman gati mbas një shekulli t’i zgjidhe duart e lidhura për ta tregu bujarinë, shpirtëbardhësinë dhe trimërinë në mbrojtjen e një populli mik të vjetër, fisnik, trim dhe besnik!
Kjo e kaluar me skamje, vuajtje, burgosje, vrasje, kallje e shtëpive nëpër katunde dhe qytete, mbyllje të shkollave, Universiteteve, mohimi edhe i asaj autonomie të leckosur dhe varfnjake ishin arsyet dhe shkaku që shumë bija dhe bij shqiptarë ta ngrejnë zërin e tyre për t’i thënë mjaft jugosllavisë serbosllave! Ndër ata ishte edhe i ndjeri, i madhi Jusuf Gërvalla me të vëllaun Bardhylin, mikun e tyre të pandashëm dhe besnik Kadri Zekën dhe shumë të tjerë secili më trim dhe më Atdhetarë se shoqi! Jusuf Gërvalla me mençuritë, shkathtësitë, trimërinë dhe Atdhetarinë dhe mbi të gjitha me njerëzishmërinë e tij do të mbetet i paharrueshëm, i pavdekshëm, i përjetshëm për Shqiptarinë tonë! Dhe jo rastësisht e vranë, ia shuan jetën në mënyrë më tinzake dhe më çnjerëzore! Por ai është gjallë, ai jeton dhe do të mbetet i përjetshëm sepse trimëria e tijë, ëndrrat dhe synimet e tia kombëtare, atdhetare dhe njerëzore mbetën dhe hynë në shpirtat tanë, në shpirtat e Shqiptarisë.
Prandaj edhe me ndihmën e popujve paqëdashës dhe falë Atdhedashurisë së bijave dhe bijve tanë e fituam LIRINË edhe pse vetëm në Kosovë!!!. Falë ndihmave dhe përvojave tuaja u vetëdisuam dhe më në fund edhepse me gjunjëzime u ngritëm në këmbë dhe sollëm një Qeveri të re, besnike, të dashur, një Qeveri të ëndrrave, të zonjë, të guximshme dhe shpresëdhënëse. Kësaj Qeverie dhe Parësie në krye me Albin Kurtin, Vjosa Osmanin, Glauk Konjufcën me gjith ato vajza, gra dhe burra do t’i ndihmojmë ne shqiptarët së bashku me juve miqt tanë në Evropë dhe Botë. Edhe Zoti se ka qare pa i ndihmua sepse nderojmë dhe qëndrojmë në gurthemelet e parimeve njerëzore për jetë të ndershme dhe të njerëzishme, për Atdhe!
Është fat dhe nderë që në këtë Qeveri të cilës duhet t’ia ket lakmi edhe Europa edhe bota të kemi Bijën e të madhit Jusuf Gërvalla, Bijën tonë të Shqiptarisë Donika Gërvalla!!!
I nderuar Zotëri Stafan Schwarz, Juve, familjes Schwarz dhe Popullit Gjerman u jemi përjetësishtë mirenjohës dhe falënderues! Dhashtë Zoti që me Donikën tonë dhe tuaj dhe me trashëgimtarët Schwarz-Gërvalla të sillni Paqë dhe Lumturi në Trojet tona, në Ballkan, në Europë dhe në Botë! Zoti ju bekoftë dhe ju priftë e mbara!