Të lutemi për shëndetin e Bujar Osmanit! Thotë “u bë” për projektin në Saraj që nuk ka filluar fare!

Safet Xhelali

Po zhgënjehen të gjithë shqiptarët që kanë pritur se do të ketë së paku ndonjë ndryshim të vogël pozitiv ne BDI pas kongresit partiak. Kjo parti moti kohë nuk është duke treguar kapacitet për të qenë në qeveri, mirëpo me paraqitjet e fundit të funksionarëve të saj, shtohet pyetja nëse kjo parti do të ktë kapacitet për të qenë opozitë e mirfilltë pas zgjedhjeve të ardhshme.
Dilemma edhe më tepër shtohet pas paraqitjes së fundit në facebook të zëvendës kryeministrit për integrime, Bujar Osmani.
Me të njëjtin naivitet siç thoshte “u tha u bë” për datën e negociatave, për autostradën Shkup-Bllacë, për vendkalimet kufitare Bellanoc-Stançiq, e Llojan-Miratoc, me të njëjtin naivitet Osmani thotë “u tha, u bë” edhe për poliklinikën në Saraj, projekt për të cilin ende nuk janë bë as matjet, e lër të hidhet gurëthemel.
Kur e dimë se sa kohë kalon prej kur thotë BDI-ja, e deri sa realizohet një projekt, atëherë edhe banorët e Sarajit mund ta kenë përafërsisht të qartë se sa do të duhet të presin për ndërtimin e poliklinikës në komunën e tyre.
Kjo politikë e BDI-së është demaskuar, mirëpo ende nuk është plotësisht e qartë se cili është qëllimi i kësaj strategjie të BDI-së, kur thotë “u tha, u bë” për projekte gjysmë të filluara, apo të pafilluara fare, e që nuk realizohen me dekada.
Ndoshta nuk e kanë prej naivitetit. Ndoshta e kanë për qëllim të fusin huti te shqiptarët dhe të hapin debate të kota, me qëllim që atë realizojnë pa pengesë projektet në pjesën maqedonase të vendit.
Cili do që të jetë qëllimi i tyre me këto paraqitje qesharake, është në dëm të shqiptarëve.
E vetmja gjë që mund të bëjmë është të lutemi për shëndetin mental të tyre, por votë assesi mos të presin.
Përsëriteni së paku 10 herë në vete: “O Alla, jep mend ku s’ka”.