“Kryeministri teknik”, mblidhet sot pasdite kryesia e LSDM-së

LSDM-ja do të mbledhë kryesinë qendrore të partisë duke filluar nga ora 18 për të diskutuar emrin e kryeministrit teknik që duhet të marrë drejtimin e ekzekutivit nga 3 janari. Gjithashtu ky takim do të jetë edhe një lloj koordinimi paraprak për pozitat e partisë para takimit të liderëve të paraparë për nesër mes Zaevit, Mickoskit dhe Ahmetit. Ndër emrat më të përfolur për të zëvendësuar Zaevin 100 ditë përpara zgjedhjeve të 12 prillit kanë qenë Oliver Spasovski dhe Milla Carovska.

VMRO-DPMNE-ja po ashtu gjatë këtyre ditëve duhet të vendosë për emrat e zëvendësministrave plotësues që i takojnë me ligj në qeverinë teknike.