Të luftojmë kazinot sikur koronavirusin (VIDEO)

Pandemia COVID-19 është betejë e cila kaploi gjithë botën andaj detyrohemi të bëjmë kujdes, të jemi të prerë, të mendojmë për shëndetin tonë, të tjetrit dhe për shëndetin e më të dashurve tanë. Mjafton të jemi të vetëdijshëm për pasojat që mund të kemi të mos qarkullojmë në vende publike pasi rrezikojmë të përqafojmë armikun dhe ta sjellim në shtëpi. Gjitmonë të udhëhiqemi nga thenia “ Shpresoje më të mirën prite më të keqen “. Virusi I padukshëm I cili e tmeroi botën bëri që të dorëzohen shumë interese personale dhe interese të qeverive të ndryshme. Definitivisht u bindëm se parat, shëndeti, familja, koha dhe autoriteti janë me rëndësi jetike dhe nëse njëra mungon lirisht mund të themi se nuk egzistojmë si individ apo shoqëri. Ky virus na tregoi se shoqëria dhe qeveritë mund të shmangin devijimet dhe jetojnë të lire dhe larg implikimit me botën e errët që e sjell bixhozi, pasi ai konsiderohet si shkatërues kryesor I shoqërisë, familjes dhe ndërtimit të individit. Të gjithë u mobilizuam në luftën kundër armikut të padukshëm bashkë me lojtarët dhe familjarët e tyre u bindëm se jeta është e bukur dhe pa to dhe se dielli shëndrit edhe pa hapur dyert e kazinove dhe bastoreve të bindur thellë për jetën dhe shëndetin. Besoj se nuk do keqkuptohem nëse them se COVID-19 mjaft hapur na tregon se mund të jetohet edhe pa objekte të lojrave të fatit dhe se në ato objekte ndodhën vrasje sikur që merr jetë edhe virusi. – Jemi shumë të saktë për numrin e kazinove dhe bastoreve të mbyllyra.Thjesht të gjitha janë te mbyllura; u vërtetua ajo që ne si LAB e themi me vite dhe do ta themi gjithmonë pasi edhe për bixhozin duhet të bëhet betejë e njëjte pasi edhe ajo e vret jetën reale tonën.Jo vetëm tek ne por edhe e gjithë bota u mobilizua dhe nga friga e virusit e vuri në gjum edhe epiqendrën e bixhozit në botë – Las Vegas.Andaj kjo kohë e izolimit dhe mbyllja e atyre objekteve është kohë e artë për t`u menduar mirë edhe për braktisjen e tyre. – Me rëndësi është të fitojmë betejën kundër Corona Virusit e pastaj t`i qasemi jetës, të bëjmë luften për t`i ikur luksit të “shfrenuar” me bindje të thellë për jetën dhe shëndetin Ne si LAB do të vazhdojmë betejën për mbylljen e të gjitha objekteve të lojrave të fatit së dy të rinjve gjatë plackitjes së kazinos në Vizbeg.D të bëjmë cmos që qeveria e ardhshme cështjen e kazinove dhe bastoreve t`a llogaritin me rëndësi të njëjtë sikur beteja kundër virusit, të shmangen intereset e oligarkëve dhe të mos heshtin për humbjen e punëve të dhjetra mijëra qytetarëve e jo vetëm mbrojtjen e interesit të 7,700 të të punësuarve. LAB ju bëri thirje të gjithë subjekteve politike që në programin e tyre zgjedhor të kenë prioritet ligjin për lojërat e fatit si dhe kërkojme premtim për kushtëzim nga ana e partive shqiptare në formimim e qeverisë së ardhshme me ligjin për lojrat e fatit. Faktikisht prioritet I qeverisë së ardhshme të jetë mbyllja e objekteve të lojrave të fatit deri në sjelljen e ligjit. Shpresojmë se do të hapen zemrat e vdekura në trupin e gjallë dhe shpresojmë se subjektet politike nuk do të luajnë bixhoz me veten e tyre.

Lëvizja Anti Bixhoz

Të luftojmë kazinot sikur koronavirusin (VIDEO)

Të luftojmë kazinot sikur koronavirusin (VIDEO)

Posted by Lajm TV on Thursday, 16 April 2020