Në Kërçovë janë evidentuar tre persona të ri në vetëizolim, gjendja stabile

Gjendja e sigurisë në rajonin e SPB Ohër, ku bënë pjesë edhe Kërçova është sabile. Gjatë 24 orëve të fundit në periudhën prej orës 19 mbrëmë deri sot në orën 7 banorët në tërësi e kanë respektuar ndalesën për lëvizje në pajtim me masat për mbrojtje dhe shpëtim nga përhapja e koronavirusit. Në periudhën e njëjtë, nuk ka shkelje të rendit dhe qetësisë publike, nuk janë regjistruar vjedhje dhe aksidente trafiku.

Këtë sot e potencoi zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimovski. Ai shtoi se pa pengesa zhvillohet kontroll i personave të cilët janë nën masat karantinë i obligueshëm shtetëror, mbikëqyrje shëndetësore dhe izolim shtëpiak dhe vetëizolim i obligueshëm  14 ditorë. Janë evidentuar 20 persona të ri në vetëizolim, prej të cilëve tre në Kërçovë dhe janë bërë 370 kontrolle ndaj këtyre personave prej të cilëve 20 në Kërçovë.

Nëpunësit policorë kanë kryer 96 kontrolle të objekteve hotilerike prej të cilave 37 në Kërçovë.