Të hartohet Platformë gjithëpërfshirëse e dialogut

Shkruan: Muhamed HALILI

Deklarimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti se qeveria e tij e pranon planin gjermano-francez si bazë nismëtare për zhvillimin e dialogut Kosovë-Serbi deri në marrëveshtjen përfundimtare u dha rast dhe shkas shumicës së partive opozitare në Kosovë ta akuzojnë ate se edhe përkundër deklarimeve parazgjedhore të tij se nuk do ta jetë prioritet dialogu me Serbinë para se qeveria e tij të merret me çështjet esenciale të rrezikimit të shtetit nga kriminaliteti ekonomik, ç’rrrënjosja e korrupsionit, departizimi i shtetit, zhvillimi ekonomik , lufta kundër nepotizmit, Kurti me këtë e bënë të kundërtën dhe Asociacionin e komunave serbe e vë në rend të parë nga presioni i dërkombëtarëve.

Sulmi i opozitës ndaj kryeministrit vjen më tepër si shprehje e një kënaqësie shpirtërore të posaçme për presionin e madh që e bëjnë SHBA nëpërmjet përfaqsuesve special Eskobar dhe Shole si dhe përfaqsuesit të BE-së Miroslav Lajçak për zbatimin e Marrëveshtjes së nënshkruar nga qeveritë Thaçi e Mustafa për krijimin e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë. Madje këtu, duke mos pasur argumente bindëse opozita e akuzon kryeministrin Kurti për diçka që ai dhe qeveria e tij jo vetëm që nuk e ka bërë por me vendosmëri edhe e ka kundërshtuar dhe në vend që popullit të Kosovës t’ i japin sqarimet e tyre se si partitë dhe koalicionet e tyre me 23% dhe 27% të votave popullore kanë guxuar të nënshkruajnë dhe votojnë Marrëveshtjen antikushtetuese për Asociacionin e komunave serbe në Kosovë dhe si kanë guxuar në kundërshtim me Planin Ahtisaari ( tri “Jo” të pikës 1.8) dhe Kushtetutën e Kosovës të negocojnë për ndarjen e Kosovës, ose siç ia lante kryet popullit ish presidenti Thaçi, në biseda më Vuçiqin për “ bashkangjitje “ Kosovës të disa komunave të Luginës së Preshevës.

Në anën tjetër paraardhësi i Kurtit, ish kryeministri Abdulla Hoti në mënyrë qesharake dhe pa fije argumenti dëshiron ta bind popullin se ekipi i tij negocues erdhi gati në përfundim të punës dhe njohjes reciproke me Serbinë por ja “kryeneçi” Kurti ia paska prishur strukturën e komisionit edhe “përpak” dështoi puna.

Ajo që Albin Kurti e ka pranuar në emër të Kosovës planin francezo-gjerman nuk do të thotë se në mënyrë të drejtëpërdrejtë ai e ka pranuar Asociacionin e komunave serbe, për këtë argumentim:

-Pjesa më e madhe e planit gjermano-francez janë kriteret e Planit Ahtisaari për statusi n përfundimtar të Kosovës shprehur në dokumenitn “ Propozime të kuptueshme për zgjidhjen e Statusit të Kosovës” ( 2 shkurt 2007 dhe aprovuar më 26 mars 2008 nga OKB)) Comprehensive Proposal for the Kosovo Status Settlement (CSP) kurse pjesa tjetër një propozim i ngjajshëm i zgjidhjes së kontesteve ndërshtetërore konkretisht midis Francës e Gjermanisë.

Pikësëpari në Planin Ahtisaari nuk ka përcaktim për krijimin e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë, por:

Në pjesën “Përcaktime të përgjithëshme” ,“Vetëqeverisja lokale dhe decentralizimi” në pikat 6, dhe 6.3 shkruan “…”komunat në Kosovë do të kenë të drejtë të komunikimit ndërkomunal dhe bashkëpunimit ndërkufitar në çështje të përbashkët në ushtrimin e përgjegjësive të tyre ashtu siç është përshkruar në Aneksin III”.

Në Aneksin III titulluar “Decentralizimi”është shkruar si vijon: Për të adresuar shqetësimet legjitime të serbëve të Kosovës dhe komuniteteve të tjera që nuk janë shumicë në Kosovë dhe anëtarët e tyre, për të inkurajuar dhe siguruar aktivitetin e tyre me pjesëmarrjen në jetën publike dhe forcimin e qeverisjes së mirë dhe efektivitetin dhe efikasitetin e shërbimeve publike në mbarë Kosovën, një sistem i përmirësuar dhe i qëndrueshëm i vetëqeverisjes lokale në Kosovë do të themelohet në përputhje me principet dhe përcaktimet si vijojnë….Këtu përmendet mes tjerash Karta evropiane për qeverisje lokale etj.

Në pjesën e vetëqeverisjes lokale problematikë e posaçme do të jetë finansimi i pjesërishëm i komunave me shumicë serbe në Kosovë ngsa ana e Serbisë, që parashihet edhe në Planin Ahtisaari.

Më lartë shifet qartë se Plani Ahtisaari dhe Kushtetuta e Kosovës lejojnë të drejtën e komunikimit të komunave mes veti si dhe bashkëpunimin ndërkufitar dhe se decentralizimi është i paraparë “për serbët dhe komunitetet tjera “ si “sistem i përmirsuar dhe i qëndrueshëm i vetëqeverisjes lokale.

Me të drejtë kryeministri Kurti flet për “komunikim ndërkomunal” jo në baza etnike-jo asociacion etnik,

Ajo që Kurti thotë se plani francezo-gjerman është bazë e mirë për negocim është neni 7 i këtij plani (sipas publikimit në “Danas” të Beogradit marrur nga qarqet diplomatike) ku shkruhet:” Palët angazhohen për arrijtjen e dakordësisë në përputhje me instrumentet përkatëse të Këshillit të Evropës dhe shfrytëzimin e përvojave ekzistuese me qëllim të sigurimit të nivelit përkatës të vetëqeverisjes për bashkësinë serbe në Kosovë dhe mundësisë së ofrimit së shërbimeve”.

Asociacioni i komunave serbe në Kosovë nuk duhet tëinsistohet të bëhet sepse sipas Planit Ahtisaari he Kushtetutës së Kosovës vetëqeverisjes lokale i janë dhënë kompetenca vetanake në 18 fusha, kompetenca të posaçme (Komunat e Mortovicës) dhe kompetenca të deleguara nga qendra në rast nevoje.

Kushtetuta e Kosovës komuniteteve u garanton standardet më të larta evropiane e botërore në të drejtat njerëzore, të drejtat e arsimit, kulturës, përdorimit të gjuhës, etj. Me Konveentën evropiane për të drejtat e njeriut dhe konventave dhe protokoleve tjera.

Në këtë pikë sigurisht se përfaqsuesit e qeverisë gjatë negocimit do të insistojnë në përcaktimin burimor të Planit të Ahtisaarit që bashkësia serbe të mos jetë e ndarë nga komunitetet tjera.

Përndryshe pikat 2 dhe 3 flasin për parimet e Kartës së kombeve të bashkuara, për të drejtat sovrane të shteteve, respektimi i pavarësisë së tyre, autonomisë dhe integritetit territorial, të drejtën për vetëvendosje, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mosdiskriminimin, zgjidhja e kontesteve midis shteteve në mënyrë paqësore dhe vetëpërmbajtja për moskërcënim dhe mospërdorim të fuqisë.

Pika 4 e Planit gjermano-francez në njëfar mënyre reflekton pikën 1.5 të Planit Ahtisari në përcaktimet e përgjithëshme ku shkruhet se “Kosova ka të drejtë të negocojë dhe nënshkruaj marrëveshtje ndërkombëtare dhe të drejtën e anëtarsimit në organizatat ndërkombëtare” por që në planin francezo-gjerman është shprehur në mënyrë më eksplicite si “Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarsimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”.

Ky propozim paraqiitet si propozim bazë drejt normalizimit

Përkrahja reciproke për anëtarsim në BE është normë e pikës 5 ndërsa sipas pikës 6 kjo marrëveshtje është marrëveshtje bazë kah normalizimi përderisa të dy palët do ta vazhdojnë dialogun e udhëhequr nga BE i cili do të jetë obligues dhe gjithëpërfshirës për normalizimin e marrëdhënieve. Aty parashihet thellimi i bashkëpunimit në bujqësi, shkencë e teknologji, shëndetësi, kulturë, sport, ruajtje të ambientit jetësor, personave të humbur me anë të nënshkrimit të marrëvesthjeve konkrete.

Përcaktim përmbajtësor i këtij plani është pika 8 ku shkruhet se të dy palët do të kenë misionet e tyre përkatëse në të dy kryeqytetet. Kjo sipas meje përkthehet si njohje reciproke. Plani nuk e përcakton nivelin e përfaqsimit diplomatik por ajo do të jetë çështje e negociatave.

Në gjithë këtë tekst më problematik është paragrafi 2 i pikës 10 ku shkruhet se palët do t’i respektojnë marrëveshtjet e arritura paraprakisht mes dy vendeve.

Megjithate këtu ka vend për të negocuar sepse marrëveshtje për Asociacionin nuk është e ratifikuar nga Kuvendi i Serbisë, e kjo do të thotë se ky akt bilateral nuk është në fuqi.

Që e gjithë kjo të kryhet me sukses udhëheqsit e partive politike të Kosovës duke filluar prej kryeministrit Kurti duhet t’i lënë anash inatet e tyre, të bëjnë një platformë të përbashkët negocimi të hartuar nga të gjithë duke përfshirë edhe pjesën intelektuale të vendit dhe asociacionet joqeveritare sepse Kosova nuk është shtet i asnjë partie politike që përfaqson 28% ose mbi 50% të zgjedhësve por 100% e popullatës në tërësi.

Article 11 Funding of Municipal Activities by the Republic of Serbia

Kosovo. neke specifične oblasti, uključujući mogućnost finansijske pomoći Srbije i direktne kanale komunikacije između srpske zajednice i Vlade Kosova.

Article 7 Religious and Cultural Heritage 7.1 Kosovo shall ensure the autonomy and protection of all religious denominations and their sites within its territory. 7.2 The Serbian Orthodox Church in Kosovo (SOC),

Strane će formalizovati status Srpske pravoslavne crkve na Kosovu i obezbediti visok nivo zaštite srpskog verskog i kulturnog nasleđa, u skladu sa postojećim evropskim modelima.

Član 8

Stranke će razmeniti stalne misije. Oni će se nalaziti u sedištu dotične vlade.

Praktična pitanja u vezi sa raspoređivanjem misija biće obrađena posebno.

Član 9

Obostrano je konstatovana posvećenost EU i drugih donatora da kreiraju poseban paket finansijske pomoći za zajedničke projekte stranaka za ekonomski razvoj, povezanost, zelenu tranziciju i druge ključne oblasti.

Član 10

Strane će uspostaviti zajedničku komisiju, kojom će predsedavati EU, koja će pratiti sprovođenje ovog sporazuma.

Obe strane potvrđuju svoje obaveze za sprovođenje svih prethodnih sporazuma.

Article 11 Funding of Municipal Activities by the Republic of Serbia

11.1 Municipalities shall be entitled to receive financial donations from the Republic of Serbia, subject to the following provisions: 11.1.1 Any financial donations to Kosovo municipalities from the Republic of Serbia shall be limited in their purpose to the exercise of a municipality’s responsibilities in the areas of its own competencies, and shall be transparent and made public. 11.1.2 Municipalities may receive financial donations from the Republic of Serbia through accounts in commercial banks, certified by the Central Banking Authority of Kosovo. Any such receipts shall be notified to the Central Treasury. 11.1.3 Municipalities receiving financial donations from the Republic of Serbia shall report these donations, together with the corresponding expenditures, in their municipal budgets. 11.1.4 Financial donations from the Republic of Serbia to Kosovo municipalities shall not offset the allocation of grants and other resources provided to municipalities pursuant to Articles 8.3 and 8.4 of this Annex, and shall not be subject to taxes, fees or surcharges of any kind imposed by any central authority. 11.2 Individualized transfers, including pensions, to individual Kosovo citizens may be effected with funding from the Republic of Serbia.