Të formohet Parlamenti i Iliridës!

Adil Mustafa
Apel
Drejtuar: liderëve të partive politike shqiptare në RMV,
Z. Ali Ahmeti i BDI-së,
Z. Ziadin Sela i ASH-së,
Z. Afrim Gashi i AA-së,
Z. Bilall Kasami i LB-së
Z. Menduh Thaçi i PDSH-së.

Tani është koha që të gjith te bëheni bashkë, të kërkoni fillimisht nga z. Zaev i LSDM-së edhe nga z. Mickovski i VMRO-DPMN-së dhe t’i kushtëzoni me ndryshimin e Kushtetutës së RMV-së, në të cilën duhet të sanksionohet se, shqiptarët janë popull shteteformues të Republikës së Maqedonisë së Veriut, bashkë me popullin maqedonas dhe bashkësitë tjera etnike.
Në të kundërtën, nëse as Zaev dhe as Mickovski, nuk do ta pranojnë këtë, atëherë 33 deputetët shqiptarë duhet të jenë deputetë të Kuvendit të Republikës së ILIRIDËS, e shpallur (në vitin 1992) me Referendumin plebishitar të shqiptarëve.

Kryetari IGF-Maqedoni e Veriut
Mr. Dr. Adil Mustafa
Shkup, 22 korrik 2020