“Të fala të përzemërta nga Haga”, Memli Krasniqi viziton Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka vizituar dy ish-liderëve të PDK-së, Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

Krasniqi këtë e ka ka bërë të ditur përmes faqes së tij në Facebook, ndërsa vizitën e tij në Hagë e ka cilësuar si tejet emocionale.

Tutje, ai tha se pret kthimin e tyre triumfues sa më parë, përcjell Klankosova.tv.

“Të fortë dhe krenarë për rrugëtimin e tyre për lirinë e Kosovës, ashtu si përherë, i pashë dy liderët historikë të Kosovës dhe të PDK-së, Hashim Thaçin e Kadri Veselin, gjatë një vizite tejet emocionale që pata në Hagë. Ashtu siç besojmë në drejtësi, të gjithë besojmë se ata, bashkë me shokët e tyre çlirimtarë, po mbahen padrejtësisht atje, sepse lufta mbrojtëse e popullit të Kosovës ishte e drejtë dhe e pastër, andaj edhe e presim kthimin e tyre triumfues sa më parë. Të fala të përzemërta!”, ka shkruar Krasniqi.

Postimit të tij, Krasniqi ia ka bashkuar edhe fotografinë, të cilën mund ta shihni më poshtë: