Rreth një milion njerëz mbetën pa gaz dhe ngrohje në Ukrainë

Rreth një milion njerëz janë pa gaz dhe ngrohje në Ukrainë në mes të pushtimit në vazhdim, sipas ofruesit të sistemit të transmetimit të gazit të vendit.

GTSOU tha që punëtorët e saj po përpiqeshin të rregullonin dëmet e shkaktuara nga granatimet dhe të rivendosnin furnizimet, përcjell Klankosova.tv

Granatimet kanë dëmtuar infrastrukturën në Donetsk, Luhansk dhe Mykolaiv. Inxhinierët u ndaluan të shkonin në një qendër të shpërndarjes së gazit në Bashtanka për shkak të luftimeve të vazhdueshme. Një qendër në Prybuzke u mbyll për shkak të dëmtimit të pajisjeve.