Të dielën e 24 shtatorit do të përsëriten zgjedhjet në Kukës, ku kanë të drejtën e votës 45,946 zgjedhës.
KQZ ka organizuar 74 qendra votimi, ku identifikimi i votuesve do të kryhet në mënyrë elektronike me pajiset digjitale, ndërsa procesi i votimit dhe i numërimit në metodën tradicionale.
Në këtë garë për kryetar të Kukësit do të jenë Albert Halilaj i propozuar nga PS dhe Emri Vata i propozuar nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.
Ndryshe, ditë më parë në seancën publike të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve është hedhur shorti për renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit, për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të Bashkisë Kukës, të datës 24 shtator 2023.