Erë të përforcuar veriore dhe reshje të kohëpaskohshme të borës, paralajmëron DPHM gjatë fundjavës. Vendi do të përfshihet prej një vale të lagësht natën e të shtunës për ç’arsye të dielën, gjatë ditës do të vijë deri te rritja e vranësirave.
Përgjatë Vardarit do të ketë reshje të shiut dhe borës, ndërsa reshje të dobëta të borës do të ketë edhe të hënën paradite.
Të premten dhe të shtunën do të mbaj mot kryesisht me diell me temperatura të ulëta të mëngjesit, ndërsa ato të ditës do të jenë në rritje.
Nesër mot me diell me vranësira të vogla. Temperatura minimale e mëngjesit do të ulet deri -10, ndërsa ajo maksimale do të arrijnë nëntë gradë Celsius.