Të burgosurit nga Shqipëria ia fusin flakën burgut të Kumanovës

Disa nga të burgosurit që vuajnë dënimin në burgun e Kumanovës, sot kanë filluar një revoltë të madhe, pasi kërkesat e tyre tani 10 ditë nuk janë marrë parasysh nga autoritetet. Burime të Gazetës Lajm thonë se të burgosurit kryesisht nga Shqipëria, kanë djegur qelitë në katin e tretë, kurse revolta e tyre po vazhdon ende. Të burgosurve nga Shqipëria që para disa ditëve janë transferuar në burgun e Kumanovës, nuk u lejohet që të dalin në shëtitje gjatë ditës dhe ky është shkaku që ka krijuar revoltë në mesin e tyre, që sot po manifestohet dhunshëm.
Nga policia dhe nga drejtoria e burgjeve nuk ka ende konfirmim zyrtar. Nuk dihet ende nëse gjatë këtyre trazirave ka persona të lënduar./Gazeta LAJM